Për Lulzim Pecin, që për një kohë të shkurtër ka qenë i dërguar i Kosovës në zyrën ndërlidhëse në Beograd, përpjekja e vazhdueshme e treshes në majë të pushtetit për ta zhbërë Gjykatën Speciale, është e krahasueshme me atë që Sllobodan Millosheviqi i kishte bërë Serbisë.
“Pas Serbisë së Millosheviqit, në Ballkan, vetëm Kosova do e bjerë vetën që të jetë shtet që do të përballet me sanksione - prej izolimit individual të ashtuquajturve liderë, deri te suspendimi i MSA-së, për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të individëve që e quajnë veten shtet-ndërtues, por që në realitet janë shtet-shkatërrues të vendit tonë”, ka shkruar Peci, duke shpërndarë një lajm që flet për mundësinë që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet të mërkurën të futet edhe Peticioni i veteranëve të UÇK-së, që duan seancë të jashtëzakonshme në të cilën synohet zhbërja e Gjykatës Speciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkoni te shtëpia dhe na leni të marrim frymë e të ecim përpara”, ka shkruar tutje Peci.