Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, njëherit drejtor i Institutit KIPRED, ka deklaruar se në rast se fiton e majta e Spanjës në zgjedhjet e përgjithshme, mund të ketë qasje fleksibile për Kosovën.
Por, sipas tij, nëse në këto zgjedhje triumfon Partia Popullore e krahut të djathtë, mund të ketë rikthim në pozicionin e ngurtë, “në mos më të vrazhdë se ish-qeveria e Rajoyit”.
“Nëse e majta sot në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, mund të pritet një qasje fleksibile e Madridit ndaj Kosovës, mirëpo nëse fiton e djathta, mund të pritet rikthimi në pozicionin e ngurtë, në mos më të vrazhdë se ish-qeveria e Rajoyit”, ka shkruar ai.
Sipas ish-ambasadorit, parashikimi i rrethanave ndërkombëtare për Kosovën do të komplikohej edhe më shumë.
Në bazë të anketave të zhvilluara së fundmi, rezultatet thonë se krahu i djathtë do të prijë në zgjedhjet e së dielës (23 korrik).
-
Spanja mund të bëhet me qeveri të djathtë pas më shumë se 40 vjetësh
-
Koci: Qeveria do të formohet shpejtë, por do të ketë sërish probleme për presidentin
- Kosova si Spanja
-
Peci: Mosprezantimi i unitetit politik mund t’i kushtojë Osmanit mandatin e dytë
-
Kush do të bëhet president? - sot në “60 Minuta” me Lulzim Pecin