Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, deklaroi se sivjet, deri më tani, 16.593 fermerë kanë përfituar grante në fushën e bujqësisë, nga programi që kap vlerën e 26 milionë eurove.
Ai tha të dielën para mediave se nisja e procesimit të subvencioneve u bë në javën e tretë të gushtit, duke shtuar se ka nisur edhe procesi i pagesave direkte.
Peci shtoi se procesi i aplikimit për grante është mbyllur javën e kaluar.
“Në bashkëpunim me shoqëritë civile, kemi bërë një shpallje publike për të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe njerëzit e fushave, që të jenë pjesë e monitorimit, në programin që kap vlerën e mbi 26 milionë eurove”, tha ai.
Sipas ministrit të Bujqësisë, do të realizohet pagesë edhe për të gjithë bujqit që do të deponojnë sasi të grurit tek mullinjtë. Çmimi do të jetë tre cent për secilin kilogram.
-
Peci: 16.593 bujq kanë qenë përfitues të granteve në fushën e bujqësisë
-
Peci: Në Prokurori dërguam 400 lëndë që kanë të bëjnë me grantet
-
Procedohen pagesat e subvencioneve për bujqit
-
Peci jep shifra kontradiktore për sipërfaqet e mbjella me grurë
-
Peci: Fermerët e dinë në funksion të kujt e kam kryer detyrën