Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDSH-ja bëhet pjesë e Qeverisë së Zaevit

Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ka marrë vendim që kjo parti të përkrahë ofertën e kryeministrit Zaev dhe të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, njofton Zhurnal.

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi, pas mbledhjes së Kuvendit Qendror deklaroi se është marrë vendim që PDSH-ja ta përkrahë ofertën e kryeministrit Zoran Zaev, dhe PDSH-ja të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

Tresi po ashtu ka informuar se ministër pa resor për Investime të huaja do të jetë Bardhyl Dauti, ish kandidat për të parin e Komunës së Tetovës, dhe zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve inxhinieri i njohur Mitasim Beqiri.