Elmi Reçica, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se ratifikimi i Demarkacionit, mbetet kushti kryesor për liberalizmin e vizave dhe është domosdoshmëri për t’u votuar.
Ai ka hedhur poshtë pohimet se Qeveria me qëllim ka proceduar marrëveshjen në Kuvend për ta dështuar.
“Është e domosdoshme që të vijë dhe të renditet në një nga seancat plenare për t’u diskutuar dhe votuar. Unë mendoj se ky është qëllimi dhe nuk e besoj dhe nuk do të duhej të jetë qëndrim që të sillet Demarkacioni këtu në mënyrë që të dështojë”, tha Reçica.
Sipas tij, pritet që pas shqyrtimit në komisionet përkatëse, Marrëveshja për demarkacionit të sillet në seancë plenare.
“Ne jemi dhe kemi qenë dhe nuk kemi lëvizur nga ai qëndrim që Demarkacioni të votohet. Ka komunikime të liderëve dhe si partnerë të koalicionit, por edhe me opozitën që të ketë një konsensus, të ketë një marrëveshje që do të sigurohen votat e nevojshme për të kaluar Demarkacioni”, tha Reçica.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Atë kohë, parti partnere në qeverisje ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
-
Qeveria nuk ka vendim rreth dërgimit të Demarkacionit në Kuvend
-
Kështu si po sillet Kuvendi, s’ka as demarkacion, as ligje
-
Rubikoni nxjerr 75% vota për dhe 25% kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit
-
Deputetët të gatshëm t’i japin një përgjigje demarkacionit
-
Opozita e cilëson si lojë të pushtetit dërgimin e demarkacionit në Kuvend