Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rubikoni nxjerr 75% vota për dhe 25% kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit

75% e ndjekësve të “Rubikon”, të cilët patën mundësi për të votuar prej mbrëmë deri sonte në faqen zyrtare të emisionit, faqes se autorit të emisionit Adriatik Kelmendit mendojnë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Pyetja në sondazh ishte se: “A duhet që deputetët ta votojnë këtë marrëveshje për t’i hapur rrugë procesit të liberalizimit të vizave?”.

Në këtë sondazh morën pjesë afër 9 mijë qytetarë, përdorues të Facebookut.

Kujtojmë se sot Kuvendi dështoi të niste seancën për të nxjerrë në votim marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi.

Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.

Edhe Çfarë mendojnë qytetarët për demarkacionin Arbëri Çfarë mendojnë qytetarët për demarkacionin

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit. Konkretisht i bie që 80 vota prej 120 sosh.

Vlerësimi pozitiv për plotësim të kushteve nga shteti i Kosovës do mund t’i hapte rrugë procesit të liberalizimit e vizave për qytetarët e Kosovës.