Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë dy takime të mërkurën, para nisjes së seancës për mocionin për mosbesim të qeverisë.
Siç mëson KTV-ja, në orën 8:00 pritet të nisë takimi i Këshillit të PDK-së, ndërsa një orë më vonë takohen deputetët dhe grupi parlamentar i PDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në orën 10 do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për mocionin për mosbesim të qeverisë, të propozuar nga Nisma, AAK dhe Vetëvendosje.
Sipas një kumtese të fundit, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i ka kërkuar që çështje e demarkacionit të procedohet para mocionit të mosbesimit të qeverisë.