Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryesia e PDK-së mban takim në orën 13

Edhe Kryesia e PDK-së ka paralajmëruar një takim për sot.

Takimi, siç marrin vesh burime të KTV-së, do të mbahet në orën 13.

Temë e takimit pritet të jetë analiza e zhvillimeve të sotme në Kosovë pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë në të cilën nuk kishin shkruar të merrnin pjesë ministrat nga radhët e PDK-së.

Në këtë mbledhje të Qeverisë ishte paraparë të bëhej procedimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Mbledhja u shty pas pajtimi të kryetarëve të partive në koalicionin qeveritar Veseli – Mustafa.

Edhe Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim Arbëri 2 j. më parë Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim

Në takimin e Kryesisë së PDK-së pritet të flitet edhe për vazhdimin ose jo të koalicionit të kësaj partie me LDK-në.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.