Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet e pritshme

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, ka mbledhur sot kryetarët e nëndegëve të saj. Sipas njoftimit për medie, takimi kishte karakter informues dhe përgatitor për kongresin e partisë si dhe për pjesëmarrjen e anëtarëve në konventën partiake të së dielës.

Në njoftim thuhet se kryetarët e nëndegëve shprehen gatishmërinë edhe për organizimin e aktiviteteve nëpër nëndegë me qëllim të mobilizimit të gjithmbarshëm të strukturave partiake, dhe gatishmërinë për t'i informuar anëtarët dhe simpatizantët e nëndegëve për përgatitjen e tyre për zgjedhjet, pasi që viti aktual do të jetë vit zgjedhor.