Dega në Ferizaj e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një reagimi për media ka kujtuar se në seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt të mbajtur më datë 09.03.2017 u proceduan hiç më pak se 26 pika - propozime, për të cilat duhej marrë vendime.
“Dhe rreth 80% të atyre propozim-vendimeve kishin të bënin drejtpërdrejt me pronat e komunës dhe të qytetarëve të Ferizajt”, thotë PDK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, “në këtë seancë u propozuan pika, nëpërmjet të cilave u keqpërdor Kuvendi, për t’i mbuluar shkeljet ligjore të kësaj qeverisjeje”.
“Pika 11 kishte të bënte me dhënien e një hapësire me qira në objektin e Komunës. Qytetarët e Ferizajt e dinë shumë mirë se aty, tash e më shumë se një vit, ka ushtruar veprimtari të paligjshme një biznes privat. Këtë ia ka mundësuar ky kryetar në shkuarje, i cili këto veprime i ka bërë: Duke mos përfillur asnjë procedurë ligjore, ngase kjo është kompetencë ekskluzive e Kuvendit dhe jo e kryetarit. Këtë e thotë ligji për Ligji për Dhënien e dhe Këmbimin e Pronave të Paluajtshme të Komunës, neni 5, 6, 7, 9 dhe 10 i këtij ligji; Duke përfituar biznese të caktuara apo klientelë e këtij kryetari, pa ditur askush se çka po ndodh me pronat e Komunës; Nëpërmjet keqpërdorimit të Kuvendit, duke bërë presion që të marrë vendime dhe që të mos ketë përgjegjësi penale për shkeljet ligjore që i ka bërë tash e mbi një vit”, thuhet në akuzat e PDK-së drejt udhëheqjes së Ferizajt.
Sipas PDK-së, në shumë shkolla po vazhdon kjo shkelje e ligjit dhe marrje e kompetencave të Kuvendit.
“Kjo po ndodh në Shkollën e Kompetencës, De Radës, Ekonomisë etj.. ku jan hapur e po hapen kiosqe e bufe pa përfillur asnjë normë ligjore por duke e përmbushur vetëm kriterin partiak e klientelistë”, thuhet në reagimin e PDK-së, teksa i bëhet thirrje Prokurorisë “që të hetojë këtë rast të kontrabandimit të pronës komunale”.
“Rast flagrant ishte edhe pika 17 e rendit të ditës së kësaj seance të Kuvendit, ku u kërkua që të merrej vendim për aprovimin e ofertës dhë dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së Komunës, me saktë të banesës së vjetër afër Shkollës Tefik Çanga. Ka ardhur në Kuvend propozim-vendimi pa nënshkrim të kryetarit të Komunës, gjë që juridikisht ai propozim është i pavlefshëm. Është fshehur peticioni i banorëve për ankesat e tyre lidhur me këtë vendim, e që këtu ska pikë transparence. Është shkelur ligji për bashkëpronësi, i cili u jep të drejtë banorëve të asaj ndërtese që të vendosin për pronat e tyre, e që ua ka mohuar Komuna. Vendimi që u mor në Kuvend, duke iu bërë presion anëtarëve të Kuvendit në pozitë, është i pavlefshëm, ngase ligji për dhënien e tokave në shfrytëzim e në këmbim, Neni 9, thotë se Kuvendi i Komunës me shumicën e votave të anëtarëve të kuvendit aprovon ofertën e përzgjedhur nga Komisioni. Pra, për këtë propozim-vendim nuk kanë votuar shumica e anëtarëve të kuvendit për, d.m.th. nuk kanë qenë 21 vota për këtë vendim. Edhe po të ishte ky proces krejt i ligjshëm, e që në këtë rast nuk është, përqindja e Komunës dhe e banorëve të asaj ndërtese është vetëm 18%. Nuk ka asnjë rast të vetëm që ndërtuesit marrin toka për ndërtim me këtë përqindje kaq të ulët, nga e cila dëmi ekonomik i Komunës është rreth 4 milionë euro”, thuhet në reagimin e PDK-së, teksa sërish i bëhet ftesë publike “Prokurorit dhe Krimeve Ekonomike që të iniciojë hetime për këto raste të shkeljeve flagrante të argumentuara ligjore”.
Në fund, PDK thotë se sigurojnë qytetarët e Komunës së Ferizajt “se të gjitha këto vendime të paligjshme e të dëmshme, do t’i rikthejmë, kur edhe t’i rikthehet dinjiteti Ferizajt dhe kjo qeverisje aktuale të ikë e turpëruar për të gjitha këto dëmtime, që është duke ia bërë interesit të përgjithshëm të Komunës sonë”.