PDK-ja ka përfunduar takimin e orëve të vona të Kryesisë.
Në një paraqitje të shkurtër para mediave, drejtori i Zyrës për media i këtij subjekti, Bashmir Xhemaj, ka deklaruar se ky takim ishte i zakonshëm, megjithëse i mbajtur në orët e vona.
“Për hir të korrektësisë për ju dhe qytetarët e konfirmoj se sonte mbledhja ka qenë dashur të mbahet në orën 19:00. U shty shkaku i udhëtimit të disa zyrtarëve të PDK-së sonte por edhe të tjerë që udhëtojnë nesër”, ka thënë Xhemaj.
Sipas tij, qëndrimet e PDK-së në lidhje me vizitën e shefit për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të bëhen të ditura të enjten në një konferencë për media të liderit të këtij subjekti, Kadri Veseli.
Borrell më 30 dhe 31 janar do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
-
PDK-ja bojkoton takimin me Borrellin
-
PDK-ja mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm
-
Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim
-
Stavileci: Nuk diskutuam për emra të përveçëm, por për qëndrimin që do ta mbajë PDK-ja
-
Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra