Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Malishevës.
Sipas njoftimit në Facebook nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Isni Kilaj do të jetë në garë për të fituar titullin e të parit të kësaj komune.
Ai ka thënë se Komuna e Malishevës ka nevojë për vizion të ri qeverisës, si dhe ka nevojë për energji të reja në qeverisje.
“Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, e njeh mirë secilën lagje e secilin fshat të Malishevës dhe ka aftësinë të unifikojë gjithë qytetarët rreth vizionit të ri që i duhet të rinjve e të rejave në Malishevë. Qytetarët e Malishevës meritojnë një zhvillim më të shpejtë e me perspektivë të qartë për gjeneratat e reja. Me besimin e gjithë qytetarëve të Malishevës pa dallim, me vizion e program të qartë, kryetari Isni Kilaj dhe kandidatët e PDK-së për Asamble Komunale do të punojnë ndershëm dhe me transparencë të plotë për zhvillimin e Malishevës”, ka shkruar ai.
-
Pas humbjes në Malishevë, Kilaj tërhiqet nga politika
-
Malishevë: LDK e PDK kanë publikuar kandidatët për kryetar, LVV e Nisma mbajnë “AS-in nën mëngë”
-
Memli Krasniqi kërkon rikthimin e PDK-së në Klinë e Malishevë
-
LVV-ja do të garojë me kryetarët aktualë, LDK-ja me Ismajlin në Gjilan, PDK-ja nuk përmend emra
-
Zgjedhja e kryesuesit "hallakat" skenën politike të Malishevës