Përfaqësuesit e Degës së PDK-së në Prizren, të mërkurën, kanë bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet për themelimin e kabinetit të qeverisjes së mirë për Komunën e Prizrenit. Sipas tyre, ky kabinet opozitar do të përcjellë dhe do të analizojë me vëmendje keqqeverisjen e izoluar dhe jotransparente të Ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka.
Ndërkohë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se është lajm i mirë që PDK-ja pas një dekade keqqeverisjeje në këtë komunë tashmë ka nisur të mendojë për qeverisjen e mirë. Ai ka shprehur qëndrimin se kritika opozitare është e dobishme për pushtetin, por ka theksuar se opozitarizmi aktual në Prizren nuk është frytdhënës, shkruan sot Koha Ditore.
Në një konferencë shtypi, Samir Hoxha nga Dega e PDK-së ka pohuar se “Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, në përputhje me vendimin e organeve drejtuese të saj, ka filluar përgatitjet për themelimin e kabinetit të qeverisjes së mirë për Komunën e Prizrenit”.
(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Emërohen drejtorët e qeverisë lokale të Prizrenit
-
Haskuka do ndihmën e të tjerëve për ta dërguar PDK-në në opozitë
-
PDK-ja rikthen “Qeverinë në hije”
-
PDK-ja gati për të kthyer “Qeverinë në hije” që e solli në pushtet 14 vjet më parë
-
Haskuka akuzon opozitën për qasje bllokuese, opozita pushtetin për dështim