Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja nuk po mund t’i nxjerrë emrat e ministrave

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është shtyrë për sot në ora 15.30.

Xhavit Haliti nga PDK, tha se disa kandidatura janë dhënë, por ende nuk është vendosur për emra konkretë për ministra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryesia ende nuk ka vendos për emra. Gjatë pasdites do të jenë publike. Kandidatura janë përmendur. Ka mjaft, por lista përfundimtare e ministrave do të jetë shumë shpejt”, ka thënë ai, përcjell kosovapress.

Mbledhja është shtyrë për shkak të mungesës së kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Kujtojmë se dje, duke u thirrur në burime të veta, Kosovapress ka njoftuar se Enver Hoxhaj do të jetë zëvendëskryeministër, Agron Mustafa ministër i Financave, Besim Beqaj ministër i Shëndetësisë, Uran Ismajli ministër i Inovacionit, Abelard Tahiri ministër i Integrimeve, Dhurata Hoxha ministre e Drejtësisë dhe Rexhep Hoti ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Por kjo nuk është zyrtarizuar ende.