Partia Demokratike e Kosovës nuk e kopjon dhe as nuk do ta kopjojë Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrat se si do të bëjë opozitë. Kështu ka deklaruar të premten deputetja Blerta Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra u shpreh se PDK-ja nuk e sheh dhunën si mjet për arritje të qëllimit. Ajo nuk e konsideron dhunë skenën kur Abelard Tahiri shkul mikrofonin e Kuvendit të enjten, për të mos lejuar vazhdimin e seancës teksa në oborr po protestonin veteranët e UÇK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e mendoj se jemi t’u e kopju Vetëvendosjen. As mos pritni që PDK-ja do të jetë kopje e VV-së. Për rastin e djeshëm, le të themi se ka qenë një protestë e cila ka ndodhur në Kuvend. Edhe ne do të kemi akte opozitare. Do ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Tahiri e bëri atë veprim sepse me mjete tjera nuk u ndërpre seanca. Nuk e shoh dhunën për arritje të qëllimit. Nuk ka pas dhunë dje. Unë jam ndier në siklet nga ata qytetarët që ishin jashtë Kuvendit. Por të bëhem unë një deputete që të gjuaj ndaj një polici, nuk do të ndodhë kurrë në jetë. Unë kam përfunduar në QKUK nga gazi lotsjellës që partia në pushtet e hidhte në Kuvend”, ka thënë Deliu-Kodra në “Java Sonte Me Rronin”.
Sipas deputetes së PDK-së, Qeveria po i përçmon veteranët, për të cilët thotë se as partia ku bën pjesë nuk ka bërë mjaftueshëm për këtë kategori.
“Jam e shqetësuar me përçmimin që e ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë kjo Qeveri me veteranët. Borxhi ndaj tyre është shumë i madh. Një dialog i hapur i Kurtit është domosdoshmëri. Kjo nuk është barrë për shtetin, pasi po flasim për një kategori që është fundament për shtetin. Nuk po them që ne si PDK kemi bërë mjaftueshëm, mirëpo kemi bërë një ligj që t’u njihet statusi i tyre”, ka thënë ajo.
Për çështjen e Trustit, Deliu-Kodra thotë se do të kalonte nëse procesi i votimit do të ishte i fshehtë.
“Qytetarët po e duan Trustin. Ka një presion të mazhorancës që ky proces të mos kalojë. Shpresojmë se edhe deputetët të mazhorancës do ta votojnë. Nuk është zgjidhje madhore, por i ndihmon qytetarët me mirëqenie më të dobët”, u shpreh ajo.