Pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, kreu i PDK-së, Bedri Hamza deklaroi para mediave se kanë kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori.
Hamza tha se kjo datë është propozuar për të mos humbur më shumë kohë.
“Presidentja bazuar në zhvillimet e seancës së djeshme ku mandatari i dytë nuk arriti ti sigurojë votat sot ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Kemi kërkuar që të jetë data 21 për shpalljen e zgjedhjeve. Vendi ka nevojë sa më shpejtë të ketë institucione. Vendi ka nevojë të shpejtë për formim të institucioneve. Data tjetër që u përmend në takim ishte data 28 por ne ishim për datën 21”, theksoi Hamza.
Tutje kryetari i PDK-së tha se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt politik.
“Do të garojë me një ekip të mirë, me një program të mirë, me një listë të mirë. Jemi të përgatitur për këtë gjendje sepse të gjitha veprimet kanë qenë që vendi të shkoj drejt zgjedhjeve të parakohshme. Po e ripërsëris, PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik”,
Osmani shpërndan Kuvendin, zgjedhjet më 28 dhjetor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarje të Kuvendit pas takimit me liderët...-
Hamza: S’kemi vija të kuqe ndaj asnjë partie, për krijim të institucioneve duhet marrëveshje politike
-
Hamza: Kemi pritur rezultat më të mirë, do të marr përgjegjësi
-
Hamza: Më 28 dhjetor votoni për një shtet që punon
-
Hamza s’ka vija të kuqe për asnjërën parti, por thotë se janë më afër me opozitën
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset