Dega e PDK-së në Prizren, të dielën, ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nisjen e procedurave për ngritjen e shtatoreve të gjashtë komandantëve të UÇK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përmes një komunikate, ky subjekt politik ka bërë të ditur se kërkon ngritjen e shtatoreve të komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj të komandant Drinit përkatësisht Ekrem Rexhës, të komandant Tahir Sinanit, të komandant Hysen Rexhepit, të komandant Agim Shalës dhe të komandant Skender Rexhepit.
Mirëpo zyrtarët e administratës komunale kanë pohuar se në buxhetin e vitit 2018, të trashëguar nga qeverisja e PDK-së, janë planifikuar mjete vetëm për shtatoren e komandant Drinit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Krasniqi: Shtatorja e Adem Jasharit më 28 nëntor vendoset në Prishtinë
-
Rikthehet kërkesa për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit
-
Nis peticioni për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë
-
Merret vendimi për largimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren
-
Kritika për dizajnin e shtatoreve të Skënderbeut e Adem Jasharit, që u inauguruan dje në Prizren