Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja kërkon nga Qeveria që të aprovohen sot kërkesat e Policisë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që urgjentisht sot të aprovohen kërkesat e Policisë së Kosovës për përfshirjen e policëve në paga shtesë prej 300 euro për periudhën korrik e gusht. Dhe po ashtu kompensimin e orëve shtesë.

Ajo ka thënë se PDK-ja e ka përcjellë me shqetësim shpërfilljen e kërkesave të Policisë së Kosovës.

Ajo thotë se Policisë së Kosovës i ka mbetur vetëm protesta si rrugë. Si pasojë e kësaj nëpërkëmbje, siç thotë Musliu, po ka edhe sulme ndaj policëve.

“Kërkoi urgjentisht nga Qeveria e Kosovës që sot të aprovohen kërkesat e Policisë së Kosovës, pasi nesër çdo vendim është vonë. Menaxhimi i pandemisë pa kontributin e Policisë së Kosovës është i pamundur”, ka thënë Musliu.

Arbër Tolaj i AAK-së ka folur për situatën e vështirë të fermerëve, ndërsa Fjolla Ujkani e Vetëvendosjes ka folur për shqetësimet për dhunën ndaj grave, duke përmendur rastin e zbutjes së dënimit të Pjetër Ndrecajt, ndonëse ai kishte vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ajo ka përmendur shifrat e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave dhe pabarazitë gjinore në Kosovë.

Edhe PDK-ja kërkon pako emergjente për përballimin e çmimeve Arbëri PDK-ja kërkon pako emergjente për përballimin e çmimeve

Arbër Tolaj i AAK-së ka folur për situatën e vështirë të fermerëve, ndërsa Fjolla Ujkani e Vetëvendosjes ka folur për shqetësimet për dhunën ndaj grave, duke përmendur rastin e zbutjes së dënimit të Pjetër Ndrecajt, ndonëse ai kishte vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ajo ka përmendur shifrat e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave dhe pabarazitë gjinore në Kosovë.

Në emër të grupit të grave deputete Vlora Limani Hajnuni, ka thënë se shpreh shqetësimin lidhur me këtë rast. Ajo ka thënë se shpreson që institucionet e rendit dhe të ligjit, të fillojnë të zbatojnë me rigorozitet dhe pa pardon politikat më të ashpra ndaj çdo dhunuesi e ndaj çdo kujt që shkakton dhunë në familje.

“Vetëm në këtë formë rastet e dhunës në familje nuk do të marrin epilog tragjik siç ishte rasti i Valbonës dhe i vajzës së saj ose siç janë dhjetëra raste të vrasjes së grave si pasojë e dhunës në familje vetëm brenda këtij viti”, është shprehur Limani Hajnuni. Sipas saj sistemi i drejtësisë nuk duhet të neglizhojë ndaj këtyre rasteve.

Në emër të LVV-së, deputeti Rexhep Selimi, ka kritikuar kryeministrin Hoti dhe mënyrën e qeverisjes së tij. Sipas tij “ilegjitimiteti i Hotit në qeverisje është shoqëruar me paaftësi, keqqeverisje, e skandale, siç ka thënë deri në rrezikimin e jetës së qytetarëve dhe sovranitetin e vendit”. Ka përmendur në këtë kontekst heqjen e reciprocitetit, duke thënë se me këtë Hoti ka pranuar që Kosova të mos jetë e barabartë me Serbinë. Ka thënë se qeveria ka ndalur mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë, por në të njëjtën kohë ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Kjo qeveri ilegale ktheu mbrapsht të gjitha vendimet e drejta të Qeverisë Kurti, përfshirë ato të shkarkimit të bordeve të kapjes dhe të korrupsionit dhe u kujdes që të mos ndodhte vetingu ne drejtësi e Polici”, ka theksuar Selimi.


Haxhiu kërkon nga prokuroria të hetojë blerjen e oksigjenit të palicencuar

Edhe Musliu: Ata që ishin në Qeverinë Kurti 2 s’do ta marrin votën e PDK-së Arbëri Musliu: Ata që ishin në Qeverinë Kurti 2 s’do ta marrin votën e PDK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë rastin e blerjes së oksigjenit të palicencuar.

Ai i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të ndalojë përdorimin e oksigjenit të palicencuar dhe çdo produkti tjetër të palicencuar.

“Mund të numërojmë dështimet dhe keqmenaxhimet gjatë pandemisë. E fundit është ajo që pamë dje, blerjen e oksigjenit të palicencuar. Është vepër penale, ndikon në shëndetin e qytetarëve. Duke e ditur se tri vjet më parë ka pasur vdekje në QKUK për shkak të përdorimit të oksigjenit të palicencuar. Kërkoj nga Prokuroria të hetojë rastin dhe MSH-ja që ta ndalojë përdorimin e oksigjenit të palicencuar dhe çdo produkti tjetër, pasi është në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Haxhiu.

Ai po ashtu ka folur për mbylljen e shkollave në Kamenicë dhe për shqetësimin për shtesat e profesionistëve shëndetësorë, që nuk janë paguar.

E deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, i ka bërë thirrje Kuvendit që të rregullohet më shpejt infrastruktura për qasjen e personave me nevoja të veçanta në Kuvend. Ajo ka përmendur rastin e deputetit të LDK-së, Fetah Rudi.

Edhe Sindikata e Policisë s’ka datë për takimin me Kurtin Arbëri Sindikata e Policisë s’ka datë për takimin me Kurtin

E kryekuvendarja Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i parë që ka marrë në mbledhjen e parë të kryesisë së Kuvendit ka qenë kjo çështje. Por ka thënë se procedurat e prokurimit dhe administrative vonojnë më tepër. Ajo ka thënë se nga administrata i është thënë se brenda tri javëve do të rregullohet lifti te shkallët dhe qasja.

Ajo ka treguar se kishte kërkuar të bëhen pjerrina në sallën plenare dhe është angazhuar një ndihmës që paguhet nga Kuvendi.