Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje deputetes Adelina Grainca ta dorëzojë mandatin, që sipas tij, e fitoi në emër dhe nga votuesit e PDK-së.
Gjoshi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pasi ajo ta dorëzon mandatin, mund të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Adelinë, dorëzoje mandatin që e fitove në emër të PDK-së dhe nga votuesit e dashur të PDK-së. Dorëzoje mandatin që nuk i takon Vetëvendosjes dhe as Albin Kurtit sepse atë ta dhanë votuesit besnik të PDK-së. Kur ta dorëzon mandatin shko në VV ose ku të duash. Madje mund edhe të shesësh moral mbi tregtimin e paprecedent të mandatit te Vetëvendosje”, ka shkruar shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës garoi në listën e PDK-së në zgjedhjet e fundit, ndërkohë të dielën mori pjesë në seancën e votimit të presidentit, dhe më vonë, kryeministri Albin Kurti e njoftoi si deputeten më të re të Lëvizjes Vetëvendosje.