Partia Demokratike e Kosovës – dega në Dragash ka kërkuar hetim nga Prokuroria lidhur me votat e ardhura me postë nga zgjedhjet lokale.
Sipas saj, shumica e votave me postë shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, “janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani”, thuhet në reagimin e PDK-së në Dragash.
Duke kërkuar hetim, PDK-ja ka thënë se duhet t’i jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë.
“Jemi të gatshëm t’i ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë”.
Ndërkaq, ka kërkuar nga KQZ-ja dhe PZAP-ja që të reagojnë menjëherë që zarfet e mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore, duke shtuar se në rast tjetër, do t’i drejtohen instancave ligjore.