Partia Demokratike e Kosovës (PDK), iu ka bërë thirrje anëtarëve të saj që gjatë fushatës të shmangin përdorimin e gjuhës së urrejtjes.
“Përdorni gjuhë të respektueshme: Shmangni çdo gjuhë nxitëse, fyese ose urrejtjeje, si në komunikimet publike ashtu edhe në ato private. Le të reflektojë diskursi ynë dinjitetin e kauzës sonë”, thuhet në një postim të cilin e ka shpërndarë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Tutje bëhet thirrje për promovim të drejtësisë dhe transparencës”
“Jepni kontributin tuaj për një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe pa konflikte, duke siguruar që veprimet tona të përputhen me parimet demokratike. Ruani sjelljen shembullore: Përfaqësoni vlerat e PDK-së me dinjitet, përgjegjësi dhe një sjellje shembullore që frymëzon besim dhe unitet. Respektimi i ligjeve dhe rregullave zgjedhore nuk është vetëm një detyrim ligjor—është një përgjegjësi morale që forcon demokracinë tonë dhe ndërton themelet për suksesin tonë të përbashkët”, thuhet në postim.
-
Çitaku: Pushtetarët të kenë kujdes se si e shfaqin simpatinë për kandidatët e tyre
-
Çitaku për polarizimin politik akuzon VV-në për gjuhën dhe heshtjen e të tjerëve
-
Partive u kërkohet të përmbahen nga gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore
-
Çitaku: PDK-ja s’e voton asnjë kandidat që ka qenë ministër
-
PDK: Preferojmë koalicion me opozitën, përjashtojmë mundësinë e koalicionit me VV-në