Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja ia hedh fajin LDK-së për mungesën e votave për demarkacionin

Partnerët e koalicionit kanë dallime sa i përket procedimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në mungesë të ujdisë, përmes së cilës PDK-ja dhe LDK-ja zotohen se do t’i bëjnë votat brenda grupeve përkatëse parlamentare, Qeveria është rezervuar t’ia përcjellë Projektligjin organit ligjvënës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një burim i afërt brenda koalicionit i ka thënë gazetës se vota kundër ka prej dy partive, por se sipas tij PDK-ja po e prezanton situatën kinse i gjithë faji është te deputetët e LDK-së. Sipas burimit, kjo po bëhet për shkak të frikës se kjo çështje mund të shkaktojë përçarje brenda PDK-së, rrjedhimisht edhe humbje të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Por analistët i kanë bërë përgjegjës të dy partnerët e koalicionit për çështjen e demarkacionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.