Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference i ka quajtur të dyshimta vendimet për ndërtimin e Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, tha se qeveritë, që nga ajo e Haradinajt e deri te Hoti kanë vendosur ta ndërtojnë në drejtimin e gabuar këtë minierë, në fushën e qymyrit në Veri N1, e jo në Fushën Jug e cila ishte pronë e KEK-ut.
“Ky është një vendim me dëm të madh ekonomik për buxhetin dhe qytetarët sepse rezultatet e studimeve të tre kompanive të përfshira tregojnë përparësitë e padiskutueshme të fushës së Jugut, ku mbi 90% e tokës në fushën e Jugut është tokë e KEK-ut.”, ka thënë deputeti Xhemajli, duke shtuar. “Braktisja e pronës publike dhe orientimi në prona private përbën një rast të pastër të korrupsionit. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të marrë drejtimin e duhur për krijimin e 'Minierës së Re' në Fushën JUG, e mos të dëmtoj, në mënyrë të pariparueshme, resurset nacionale.Në të kundërtën, nëse vazhdon kjo rrugë e nisur, provohet qarte se Qeveria Hoti synon të vazhdojë një rrugë të abuzimit të parave të shtetit, përmes korrupsionit që, I cili do ti kushtojë qindra milionë euro qytetarëve taksapagues".
-
Opozita akuzon Vetëvendosjen për dallavere me rrymën
-
Shala: Sektori energjetik në gjendje të rënduar, qytetarët po paguajnë barrë të padrejtë
-
PDK-ja kërkon hetim për dyshimet për keqpërdorime në fushën e energjisë
-
PDK: Diskriminuese rritja e çmimit të rrymës, Qeveria Kurti mbështetëse e aferave korruptive
-
Pushteti s’përballet me akuzat e opozitës për ndërhyrje të jashtëligjshme në KEK