Shtabi zgjedhor i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka akuzuar Gjykatën Supreme për gjunjëzim para Lëvizjes Vetëvendosje. Reagimi i PDK-së vjen pas vendimit të Supremes për refuzim të ankesës së këtij subjekti politik, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-it, lidhur me procesin zgjedhor të balotazhit për kryetar komune, shkruan sot Koha Ditore.
“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren reagon ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, vendim i cili ka qenë i paralajmëruar nga ne dhe me të cilin ishte i njoftuar edhe opinioni i gjerë publik, meqë vlerësojmë se organet gjyqësore janë të frikësuar nga shantazhuesit, kërcënuesit dhe sulmuesit e institucioneve, të cilët tani hapur kanë filluar luftën edhe ndaj demokracisë, duke manipuluar zgjedhjet e lira dhe duke e ndryshuar verdiktin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Kjo parti ka akuzuar Supremen edhe për koordinim me LVV-në për këtë vendim.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
PDK e Prizrenit: Supremja e gjunjëzuar para Vetëvendosjes
-
LVV-ja humb betejën ndaj PDK-së për tubimin në “Skënderbeu”
-
Supremja refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-së, hapet rruga për certifikim të rezultateve
-
Edhe Supremja e refuzon ankesën e PDK-së për votat me postë
-
Krasniqi i LVV-së akuzon Supremen: Paska folur me gjuhën e PDK-së dhe LDK-së