Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK e Prishtinës: Kriminelët e Vetëvendosjes që sulmuan Stavilecin s’duhet të jenë të lirë

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë e bindur se sulmin fizik ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit, Vitores, u krye nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Dega në Prishtinë e kësaj partie ka shkuar një hap më tej, duke thënë se ata nuk duhet të jenë të lirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëvendosje nga ana tjetër ka mohuar se një sulm i tillë mund të jetë kryer nga aktivistët e saj, derisa e ka dënuar sulmin si qyqar.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, dënon ashpër sulmin fizik ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit, ministër në detyrë. Zonja Vitore Stavileci është sulmuar sot nga persona të cilët kanë kërkuar që Stavileci ‘të mos merret më me partinë Vetëvendosje’. Pas instalimit të gjuhës së kriminalizuar në politikë dhe diskursit kriminalizues të çdo gjëje në vendin tonë, pas akteve terroriste të djegies së objekteve institucionale, shkatërrimin e pronës së shtetit dhe pronës private, djegie makinash e vepra tjera të dënueshme, diskursi i partisë Vetëvendosje nuk ka të ndalur për të keq”, thuhet në njoftimin për media të PDK-së.



“Kriminelët e Vetëvendosjes, sot, sulmuan një nënë, bashkëshorte dhe grua, në kundërshtim me çdo traditë, në kundërshtim me çdo normë dhe përvojën politike të vendit dhe qytetarëve tonë. Ata kriminelë, sot nuk duhet të jenë të lirë në Prishtinë. Blerand Stavileci, përkundër këtij sulmi barbar ndaj bashkëshortes së tij, së bashku me kryesinë e degës dhe çdo anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës të Degës në Prishtinë, do të denoncojnë punësimet joligjore të qindra militantëve, tenderët, klientelizmin dhe keqpërdorimet masive nga partia Vetëvendosje”, thuhet më tej aty.



PDK thotë se “në këtë ditë përvjetori të martesës së çiftit Stavileci, Vitorës i urojmë shërim të shpejt duke bashkë ndjerë dhe duke i qëndruar pranë Familjes Stavileci, njëkohësisht presim që organet gjegjëse të ndërmarrin masat e ndriçimit të rastit. Motivuesit e këtij sulmi dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar qyqar, duhet të marrin dënimin e merituar”.