Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e Vetëvendosjes flasin për sulmin ndaj gruas së Stavilecit

Ende nuk ka deklarim zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje, pas akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës se militantë të kësaj të parës kanë rrahur gruan e Blerand Stavilecit.

Megjithatë, disa deputetë nga radhët e Vetëvendosjes kanë reaguar ndaj këtij sulmi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dardan Sejdiu, që është edhe nënkryetar i partisë, ka thënë se ky sulm është akt qyqar dhe i papranueshëm, ndërsa sa i përket akuzave nga PDK-ja ai ka thënë se ato janë për keqardhje. Ka thënë se këto deklarata të PDK-së lënë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme.

“Në anën tjetër, janë për keqardhje deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK'së që pa asnjë fakt akuzojnë Vetëvendosjen në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë në punën e organeve kompetente, që do të duhej sa më parë ta zbardhnin këtë akt kriminal. Ngutia e PDK'së për të akuzuar aktivistët e VV'së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi. Ne ftojmë Policinë dhe Prokurorinë që sa më parë të gjejnë fajtorët dhe t'i vënë para përgjegjësisë, kurse ftojmë PDK-në që t'i japë fund akuzave të pabaza dhe tendencave për të nxitur konflikt në shoqërinë tonë”, ka shkruar ai.

“Cilat do qofshin arsyet dhe motivet është e turpshme dhe e papranueshme të ngrihet dorë mbi një grua! Organet e rendit mjaft më me togefjalshin ‘hetimet vazhdojnë’”, ka shkruar Shqipe Pantina.

Me gjuhën të cilën e karakterizon, ka reaguar edhe deputeti Fisnik Ismaili.

“Duhesh me qenë idiot, zdral e zog i qyqes, për me e sulmue një grue. E qesi tinzarësh pak si shpesh kohëve të fundit po sulmojnë gra zyrtarësh, e po iu kallin kerre, edhe çuditërisht hala nuk e zunë asnjanin. Këta njerëz duhet zanë e çue n'burg, jo veç për veprën e poshtër të sulmit, por edhe për përpjekjen që çdo herë me i dhanë ngjyrim politik këtyne akteve të dhunshme. Këta zalloga s'janë burra. S'janë trima. Janë krijesa të poshtra, me qëllime të poshtra. Ju vjen dita edhe këtyne me u flladitë, edhe çdo e vërtetë me u zbardhë”, ka shkruar Ismaili.

Deputeti Ismaili ka akuzuar nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismailin dhe partinë e tij, me gjuhë të ashpër.

Më tej ka thënë se “në asnjë rast nuk ka ndodhë që dikush i Lëvizjes Vetëvendosje me ba gjeste tinzare, sepse na s'kemi prej kujt me fshehë asgja”.

“Na nuk rrahim gra, por e promovojmë gruen në çdo moment në çdo aspekt. Na nuk jemi farë e fëlliqë sikur ju, me sulmue pas shpinde...”, ka thënë ai.

“Edhe, për fund, shumica e aktivistëve të Lëvizjes janë tuj u kënaqë në Jal qetash, midis Shqipërie...”, ka thënë Ismaili.