Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK e Prishtinës: “#KadriVeselikryeministër”

Derisa po vazhdon mbledhja e Kryesisë së PDK-së lidhur me mocionin e opozitës për mosbesimin ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, në rrjetin social Facebook ka nisur të qarkullojë “hashtagu:kadriveselikryeministër”.

Këtë “hashtag” e ka shpërndarë edhe dega e PDK-së në Prishtinë, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot në orën 14:00 do të mbajë mbledhjen kushtuar kërkesës së opozitës për mocion. Kjo mbledhje më parë ishte caktuar për në orën 13:00, por shtyrjen e saj e kishte kërkuar kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kundër të cilit po kërkohet mocioni, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Londër.