Një kumtesë e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, e akuzon kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti për shndërrimin e pronës publike në pronë private dhe për shpërdorim të detyrës, transmeton Koha.net.
Kumtesa është dërguar nga Zyra për komunikim e degës së PDK-së në Prishtinë.
Ky është teksti i kumtesës:
Kryetari Ahmeti në mënyrën më të ulët, ka keqpërdorur dhe instrumentalizuar nevojën e prindërve për çerdhe, duke e shndërruar pronën publike për çështje partiake, dhe duke keqpërdorur ligjet në fuqi. Ky shpërdorim i detyrës nga ana e Kryetarit Ahmeti, është kulmi i injorimit të ligjshmërisë, përjashtimit nga procesi i konkurrencës dhe keqpërdorim i objekteve publike për qëllime private, partiake dhe klanore.
Duke shkelur LIGJIN PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS, nenin 5, 7 dhe 8 konsiderojmë se Kryetari Ahmeti ka bërë vepër Penale dhe shpërdorim të detyrës zyrtare për të cilën duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë.
Edhe
Opozita konteston veprimet e Komunës së Prizrenit në ish-zyrat e partive politike
Neni 5
Dhënia e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër
1. Procedurat për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatshkurtër, realizohen përmes konkurrencës së hapur publike dhe procedurave të parapara me këtë ligj.
2. Për dhënien e pronës së paluajtshme komunale për shfrytëzim afatshkurtër, konkursi i hapur publik është në formën e ankandit.
3. Procedurat për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës bëhet përmes procedurave të ankandit publik të cilat rregullohen me akt nënligjor.
Neni 7
Edhe
Ahmeti u del në mbrojtje Aliut dhe të tjerëve: Aktakuza është pse nuk kanë lëshuar leje
Propozimi për dhënien e pronës publike të Komunës në shfrytëzim
1. Kryetari i Komunës i propozon Kuvendit të Komunës për miratim paraprak pronën e paluajtshme të Komunës për dhënien në shfrytëzim personave fizik dhe juridik, duke paraqitur arsyet dhe interesin publik.
2. Propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës se paluajtshme të Komunës duhet të identifikojë emërtimin e pronës, madhësinë e saj, të specifikojë arsyet, qëllimet dhe kohëzgjatjen si dhe formën në të cilën rekomandohet procesi për dhënien e pronës në shfrytëzim.
3. Kuvendi i Komunës merr vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës me shumicë të votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Kryetari Ahmeti nuk është që nuk i di këto procedura por duke dashur të favorizojë anëtarët e vet siç është rasti me asamblistin e VV i cili është edhe një prej themeluesve të njërës prej këtyre çerdheve.
Edhe
Azemi padit Ahmetin për shpifje, IKD-ja thotë se këto padi zgjasin me vite
Edhe më i rëndë është fakti që ai ka manipuluar më prindër që janë në hall në mungesë të çerdheve të mjaftueshme duke i implikuar në shkelje të ligjit me qëllim të përfitimit partiak.
Kjo na bën të dyshojmë se këto çerdhe janë shfrytëzuar për punësim të militantëve partiakë, keqpërdorim të parasë publike.