Para se të ikë, Qeveria në largim do t’ua vazhdojë mandatin sekretarëve të përgjithshëm të shumë ministrive e edhe shumë kryeshefave të agjencive. Vendimi për këtë pritet të merret në një nga mbledhjet e radhës të kabinetit qeveritar, shkruan sot Koha Ditore.
Opozita i sheh të rikonfirmuarit si njerëz të politikës dhe të paaftë për të kryer punën me profesionalizëm. Administrata publike në krye të së cilës ata janë, në vazhdimësi ka marrë kritika nga Komisioni Evropian. Megjithëkëtë, zyrtarët e Qeverisë në largim i kanë dhënë start procesit të përtëritjes së kontratave për sekretarët e kryeshefat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën, emrat u kanë kaluar në Këshillin për pozita të nivelit të lartë drejtues.
Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, i cili e drejton këtë këshill, ia ka konfirmuar gazetës se nuk do të largohet asnjë nga sekretarët apo kryeshefat.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.