Tiranë, 15 maj - Ka përfunduar mbledhja që po zhvillohej sot në selinë blu me aleatët e PD-së. Në një deklaratë për mediat, Dashamir Shehi, është shprehur se tema kryesore që është diskutuar ka qenë vijimi i aksionit opozitar përmes protestave.
Ai deklaroi se protesta do të ketë deri sa të gjendet një zgjidhje, ndërsa shtoi se nuk i përjashtojnë ndërhyrjet e ndërkombëtarëve në ndihmë të zgjidhjes së krizës politike në vend.
“ Tashmë edhe gazeta gjermane Bild implikon vetë zotin Rama në blerjen e votave në zgjedhje, kështu që moral më për zgjedhjet nuk ka.
Aksioni fatkeqësisht do spostohet me njerëzit në rrugë, nuk heqim dorë për negociata me ndërkombëtarët, por nuk heqim dorë nga protestat.
Kjo deri sa të arrijmë në një zgjidhje…
Ky është mesazhi kryesorë, këtë do të diskutojmë edhe në vijim deri në datë 30.
Ne nuk bëjmë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës dhe ka ardhur koha për t’i thënë ndal”, u shpreh ai.
Edhe
Shehaj: Rama do të detyrohet të japë dorëheqje, protesta përfundon me zgjedhje të parakohshme
Basha tha se do të vazhdojnë sërish me protestat.
“Zgjidhja politike është vetëm një, kryeministri i krimit duhet të largohet, një qeveri tranzitore, një dialog gjithëpartiak dhe transparent, për të stabilizuar gjendjen e rëndë të rendit edhe kushtetues dhe për t’i hapur rrugë një dialogu më të gjerë për t’i kthyer shqiptarëve lirinë për të votuar.
Ne do të vazhdojmë aksionin tonë ku do të ndërthuren protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria me ofertën për qeveri tranzitore. Zgjedhje të diktuara nga krimit, zgjedhje false, zgjedhje të marra peng nga krimi i organizuar nuk do të ketë më në Shqipëri. Ky është një mesazh i djeshëm i Bashës, kur paralajmëroi takimin e forumeev më të larta të Partisë Demokratike dhe një konsultë të të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik.