Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e kësaj të shtune krerët e degëve në seli, për të diskutuar mbi datën e protestës së radhës.
Kolegji i Kryetarëve të PD-së vendosi që protesta e madhe të zhvillohet më 13 prill, ndërkohë që të tjera më të vogla do të vijojnë të zhvillohen sa herë që të ketë seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raporton TopChannel.
Pavarësisht se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ofroi sot një zgjidhje sipas mënyrës së tij për krizën politike në vend, të shkaktuar nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, zyrtarë të PD-së me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e refuzuan menjëherë atë.
Kështu, të enjten e javës që vjen do të ketë një protestë paralelisht me seancën parlamentare.
-
PD-ja më 13 qershor mban zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri
-
Basha paralajmëron protestën e radhës për 25 maj
-
PD paralajmëron protestë kombëtare më 11 maj
-
Opozita në Shqipëri bëhet gati për tjetër protestë, të enjten seanca e Kuvendit
-
Opozita në protestë deri në rrëzimin e Edi Ramës, thotë Basha