Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pavarësisht orareve të parapara, reduktimet me ujë në Prishtinë zgjasin më shumë

Në kohën kur uji është më se i nevojshëm për secilin qytetar të vendit shkaku i pandemisë, banorë të kryeqytetit po përballen me reduktime.

Në këto video-incizime që qytetarët ia kanë dërguar KOHËS, përveç mungesës së ujit problem tjetër është edhe ndotja e tij në orët sa furnizohen me ujë.

E një problem i tillë, sipas banorëve të Lagjes së Muhaxherëve, ka kohë që po u shkakton telashe banorëve të lagjes.

Fitim Bullatovci është një banor tjetër në këtë pjesë të Prishtinës, ai thotë se reduktimet kanë qenë gjithmonë problem për ta.

Sipas tij, telashet me ujin janë shpeshtuar kohëve të fundit shumë më shumë ndërsa nuk ndihen të sigurt ta përdorin edhe në kohën kur ka ujë.

Edhe Vazhdon mungesa e ujit në disa lagje të Prishtinës Arbëri Vazhdon mungesa e ujit në disa lagje të Prishtinës

Ai tha se shumë herë detyrohen që ujin për pije ta blejnë ndërkohë që kjo situatë është bërë e padurueshme.

Për ankesat e qytetarëve përmes një përgjigjeje me shkrim nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit thuhet se reduktimet janë të detyruara për shkak të punimeve në përmirësimin e infrastrukturës për shërbime më të mira.

Tutje në këtë përgjigje thuhet se ujësjellësi përballet me probleme të mëdha në shërbimet për ujë për shkak të keqpërdorimit të tij nga zonat më të ulëta të Prishtinës.

Ndonëse thuhet se reduktimet do të mbarojnë në shtator, deri më tani reduktimet në zonat urbane janë nga ora 24:00 në 04:00 dhe për zonat rurale nga 20: 00 deri në 06:00.

Edhe Prishtina në reduktime të ujit për shkak të shpenzimit enorm Arbëri Prishtina në reduktime të ujit për shkak të shpenzimit enorm

‘’Nuk ka reduktime të gjata në kohë pandemie, përkundrazi, edhe pse ka mbretëruar thatësi e madhe, edhe pse kemi pasur konsum të jashtëzakonshëm sidomos në muajt mars, prill, maj , qershor, korrik e gusht, edhe pse kishim rënie drastike të nivelit të ujit në liqene akumuluese, jemi munduar që uji të mos u mungojë qytetarëve. Tash për tash jemi duke aplikuar reduktime të planifikuara, për të cilat qytetarët janë njoftuar me kohë dhe siç dihet ato janë nga ora 24:00 deri në 04:00 gjatë natës për zonat urbane, ndërsa zonat rurale që kanë burime alternative janë me reduktime nga ora 20:00 deri në 06:00. Po ashtu, kur kemi punime teknike me arsyetim përmirësimin e infrastrukturës për shërbime më të mira, normalisht që uji duhet ndërprerë për kohën sa zgjasin punimet. Gjatë stinës së verës, zonat më problematike janë pikat e larta furnizuese, jo që ne e zvogëlojmë prodhimin, por për shkak të keqpërdorimeve enorme nga pikat e ulëta, në forma të ndryshme, dhe që kjo tashmë është bërë dukuri, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për shpenzim racional të ujit të pijshëm, madje me shumë këshilla se si të shpenzohet uji në sezonin e verës me theks të veçantë".

"Duke filluar nga muaji shtator, ne do t’i ndërpresim reduktimet e ujit, por gjithsesi me një thirrje që të vazhdohet me shpenzim racional, në të kundërtën pikat e larta mund të hasin në vështirësi, për shkak të pozitës gjeografike të terrenit, andaj edhe pse ne planifikojmë t’i ndërpresim, nëse nuk i kushtohet kujdes ujit, pikat e larta mund të kenë prapë probleme të furnizimit me ujë. Çdoherë kur ka reduktim/ ndërprerje uji, qoftë për arsye të punimeve teknike ditore apo edhe reduktim të planifikuar, qytetarët me të marrë ujin në çezmat e tyre duhet që fillimisht ta lënë të rrjedhë, deri në kthjelltësinë e tij, pa ndonjë shqetësim’’, ka thënë Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.