Beograd, 24 janar – Patriku serb Irinej i tha gazetës “Danas” të Beogradit se “nuk do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), porse do të pritet seanca e rregullt në maj, në të cilën temë kryesore do të jetë Kosova e Metohia”, transmeton Koha.net.
Gjashtë peshkopë të Kishës serbe kanë kërkuar nga Sinodi të thërrasë Kuvendin e jashtëzakonshëm të Kishës për të diskutuar e marrë qëndrim për Kosovën “në momentin historik të saj” në të cilën ndodhet.
Siç është shprehur patriku, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit kanë mbërri vetëm tri kërkesa, ndërsa që thirrja të jetë valide nevojitet më shumë se gjysma trupit hierarkik dhe atij legjislativ të Kishës Ortodokse Serbe.
-
Pas bisedës me Vuçiqin e Dodikun, Irinej çështjen e Kosovës e lidh me situatën në botë
-
Irinej: Serbia nuk guxon të heqë dorë nga Kosova
-
Irinej: Kosova është zgjedhë e bekuar nga e cila serbët s'heqin dorë
-
Liturgji politike e kryepopit të Serbisë në Pejë
-
Patriarku Irinej sot në Pejë, ditëve të tjera nëpër gjithë Kosovën