Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Patentë-shoferi mobil”, çfarë është ai

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “Veridos GmbH - Identity Solutions by Giesecke+Devrient and Bundesdruckerei”, ka lansuar sot në Prishtinë projektin: “Patentë-shoferi mobil”.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, theksoi se është kënaqësi t'iu prezantojë inovacionin tonë më të ri të identitetit për qytetarët tanë, aplikacionin RKSmobileID. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë patentë shofer të vlefshëm mund të shkarkojnë aplikacionin RKSmobileID dhe ta përdorin atë”

Ai vuri në dukje se patentë shoferi elektronik-mobil, gjithashtu njeh standardin ndërkombëtar për patentë shofer, ISO/IEC 18013, dhe rrjedhimisht garanton siguri maksimale dhe pajtueshmëri universale me të gjitha produktet e ardhshme të kartave të identitetit.

Në fund Sefaj tha se patentë shoferi me dizajnë te ri i Republikës së Kosovës është sipas direktivave te fundit te BE-së.

Shefi i operacioneve i kompanisë Verdios, dr. Hermann Sterzinger, tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt një bashkëveprimi modern, ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve dhe drejt digjitalizimit të proceseve publike. r.

Ai gjithashtu vuri në pah se kanë kontribuar në zgjidhje duke integruar produktin e tyre të testuar mirë me njohuritë praktike inovative, siç janë Softueri IMAGO i Veridos, i cili përdoret për marrjen, verifikimin dhe menaxhimin e të dhënave të përdoruesve. .

Edhe Me patentë-shofer serb të falsifikuar tentoi ta konvertonte në dokument RKS, Policia nis hetimet Kronikë 3 muaj më parë Me patentë-shofer serb të falsifikuar tentoi ta konvertonte në dokument RKS, Policia nis hetimet

Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, dhe i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.

Në këtë konferencë u bë edhe skenimi i aplikacionit Verifier në telefonin e mençur me patentë shoferin fizik dhe ku tregohen të dhënat në telefonin e mençur.