Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Hermann Sterzinger, ekspert nga kompania Gjermane “Veridos”, prezantuan patentë shoferin mobil, në konferencën botërore “Security Document World 2018” në Londër.
Ministri Gashi paraqiti projektin e patentë shoferëve mobilë, të implementuar në Republikën e Kosovës, për identifikimin e qytetarëve përmes telefonave të mençur.
Në këtë konferencë, ministri theksoi se Kosova ka filluar me një projekt madhor për një dokument të identifikimit, por jo për një dokument fizik, por për një zgjidhje mobile, që zëvendëson patentë shoferin fizik. Ai tha se nga data 23 shkurt 2018, Kosova për herë të parë në botë ka filluar lëshimin e patentë shoferëve mobilë.
MPB thotë se Kosova, në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Veridos”, kanë ofruar një zgjidhje komplementare digjitale, për t’u bashkuar me programin e patentë shoferit fizik.
Ky dokument ofron integritet të fuqishëm dhe sigurinë e të dhënave në çdo kohë, një ndërlidhje e të dhënave të qytetarit, si dhe lehtë për t'u përdorur sikurse besueshmëri e përkryer për dëshmi – dhe jo falsifikim të identitetit.
“Ajo që ishte një ide vitin e kaluar, në Republikën e Kosovës, u bë realitet në fillim të këtij
viti me RKSmobileID”, tha ministri Gashi.
Edhe
MPB lëshon patentë-shoferi me dizajn të ri
Ministri Gashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së, Bekim Hoxha, vunë në pah se Republika e Kosovës prezanton patentë shoferin mobil të parë në botë, që është duke u zbatuar si një zgjidhje e kompletuar dhe jo si një pilot program.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë patentë shoferin e vlefshëm mund të shkarkojnë aplikacionin RKSmobileID dhe ta përdorin atë.
Nga data 25 deri më 27 qershor, është duke u mbajtur konferenca botërore “Për sigurinë e të dhënave të sigurta të identitetit të qytetarëve, si dhe zgjidhjet e identitetit, për e-pasaporta, eID kartë, vizat e identitetit, si dhe të kontrollit kufitar përmes sistemit të eID-ve”.