Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pastrohet nga mbeturinat një degë e lumit Mirusha

Komuna e Malishevës të hënën ka njoftuar se ka filluar pastrimi i përroskës, që është degë e lumit Mirusha, e që kalon në një pjesë të qytetit.

Kjo përroskë, sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, është një kanal i madh shkarkues i ujërave që vijnë nga Malet e Berishës dhe derdhet në lumin Mirusha, ndërsa gjatë shirave disa herë ka pasur edhe përmbytje, si pasojë e bllokimit për shkak të hedhjes së mbeturinave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur së pastrimi i kësaj dege të lumit ka filluar gjatë vikendit dhe është duke u punuar pandërprerë në pastrimin e tërësishëm të saj, duke filluar nga hyrja në Malishevë e deri në lidhjen e saj në lumin Mirusha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm