Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pastrohen rrugët nga dheu, në fshatin Turjakë

Rrugët në fshatin Turjakë, të premten, janë pastruar nga dheu që kishte rënë rrugë dhe si pasojë shkaktonte probleme në qarkullim, kanë bërë të ditur autoritetet komunale të Malishevës, të premten.

Rrugët e pastruara sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit janë rruga kryesore që lidh fshatrat Turjakë, Panorc, Rud dhe Llapçevë, me qendrën komunale dhe rruga në lagjen e “Berishëve”, në Turjakë, shkruan sot Koha Ditore.

Pastrimin e rrugëve, e ka parë nga afër, edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)