Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” sh.a. i është kthyer mbrapsht tenderi që kishte për qëllim furnizimin me vajra për automjete.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka gjetur shkelje ligjore në këtë aktivitet të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
I njëjti organ e ka aprovuar si të bazuar ankesën e një operatori ekonomik dhe e ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës së “Pastrimit”. Të njëjtin aktivitet e ka kthyer në rivlerësim.
“Aprovohet pjesërisht si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik NT ‘InterTrading’-Prishtinë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Furnizim me vajra për automjete’ me nr. të prokurimit AP-18/47/121 të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) KRM ‘Pastrimi’ sh.a”, thuhet në vendimin e OSHP-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)