Prishtinë, 24 nëntor – Shkelje ligjore janë konstatuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit në një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës. Gjykata e Tenderëve i ka miratuar pjesërisht si të bazuara ankesat e dy operatorëve ekonomikë lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim me makinë mobile për thithje të pluhurit, zgurës dhe thëngjillit”, me nr. të prokurimit: “17/151/111” dhe atë e ka kthyer në rivlerësim.
Ky është një nga tenderët e shumtë që OSHP-ja ia ka kthyer në rivlerësim KEK-ut gjatë tërë këtij viti. Në arsyetimin e vendimit të OSHP-së thuhet se njoftimi për kontratë në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit është bërë më 18.05.2017, ndërsa hapja e ofertave ishte bërë pas gati dy muajve. Në garë kanë qenë 5 operatorë ekonomikë, shkruan sot Koha Ditore.
Njoftimi për dhënie të kontratës është bërë më 24.08.2017 dhe për kontratë ishte rekomanduar OE “CMC e KOCON Sh.p.k.”-Prishtinë. Kundër këtij njoftimi ishin shprehur dy operatorët ekonomikë ankues të cilët kishin kërkuar rishqyrtim. Por, kjo ishte refuzuar nga AK-ja. OE “N.T.SH. Profitech” dhe “Kosova Water Energy Sh.p.k.”, si palë të pakënaqura kishin deponuar ankesë në OSHP më 15 shtator, përkatësisht 18 shtator...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
KEK-ut i kthehet në rivlerësim për herë të dytë tenderi 100 mijë eurosh
-
OSHP-ja gjen shkelje ligjore në tenderin çerekmilionësh të KEK-ut
-
OSHP-ja e kthen në rivlerësim tenderin për riparimin e ngrohjes në KEK
-
OSHP-ja gjen shkelje ligjore në tenderin e KEK-ut