Ndërsa pasaporta më e fuqishme e botës është ajo e Japonisë, e Kosovës renditet në pozitën e 91-të. Me të mund të udhëtohet pa viza në 44 destinacione të botës.

Nga rajoni, Greqia e ka pasaportën më të fuqishme, e cila me 183 destinacione pa viza renditet e 6-ta, pas asaj vijon Sllovenia e 9-ta me 180, Kroacia, Bullgaria dhe Rumunia me nga 169 destinacione të 16-ta, Serbia e 36-ta me 130, Maqedonia renditet e 41-ta me 125 destinacione, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118 dhe Shqipëria e 48-ta me 114 destinacione.
Sipas Indeksit të Pasaportave të Henley, pasaporta më e fuqishme në botë në vitin 2018, u bë ajo e Japonisë, me të cilën mund të hyhet në 189 destinacione pa viza.
Vendin e dytë me 188 destinacione e morën Singapori dhe Gjermania, ndërsa të tretin Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.
Në Indeks gjenden 199 pasaporta dhe 227 destinacione.
-
Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet
-
Për herë të parë, pasaporta amerikane bie nga lista e më të fuqishmeve në botë
-
Profesori boshnjak propozon një metodë të re të matjes së fuqisë së pasaportës
-
Pse është e rëndësishme ranglista e FIFA-s?
-
Japonia regjistron rekord, afërsisht 100 mijë persona mbi 100 vjeç