Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pasaportat e Japonisë e të Singaporit më të fuqishmet në botë, Kosova në vendin e 99-të

Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020.

Radhitja u bë në bazë të numrit të vendeve që mund të vizitojnë poseduesit e këtyre pasaportave.

Vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.

Në vendin e tretë renditen Gjermania dhe Korea e Jugut me nga 189 destinacione secila.

Italia renditet në vendin e 4 me 188 destinacione. SHBA dhe Britania e Madhe renditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.

Edhe Pasaportat më të fuqishme në botë kanë Singapori e Japonia – Kosova e 99-ta Arbëri Pasaportat më të fuqishme në botë kanë Singapori e Japonia – Kosova e 99-ta

Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione, ndërsa të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë.

Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione, Maqedonia e Veriut vendin e 47 me 123 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina të 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 shtete dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.

Në vendin e fundit renditet Afganistani me 26 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme

1. Japonia

2. Singapori

3. Gjermania

3. Korea e Jugut

4. Finlanda

Edhe Tre shtete ndajnë vendin e parë për pasaportën më të fuqishme në botë, e Kosovës nga fundi i listës Arbëri Tre shtete ndajnë vendin e parë për pasaportën më të fuqishme në botë, e Kosovës nga fundi i listës

4. Italia

5. Danimarka

5. Luksemburgu

5. Spanja

Pasaportat më të dobëta

107. Afganistani

106. Iraku

105. Siria

104. Somalia

Edhe Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet Kuriozitet Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet

104. Pakistani

103. Jemeni