Gati dy vjet pasi është dëmtuar rruga Drelaj-Koshutan në Rugovë, Komuna ka vendosur të intervenojë në riparimin e saj me një projekt në vlerë prej 54 mijë eurosh.
“Do të riparohet rruga e dëmtuar ku ka pasur shembje dhe do të ndërtohen edhe muret mbrojtëse përgjatë rrugës në vendet ku është dëmtuar rruga nga shembjet dhe në vendet ku mendohet që mund të ketë dëmtime”, thotë drejtori i Financave, Jeton Abazaj.
Kjo rrugë ishte përfunduar në muajin tetor të vitit 2016, shkruan sot Koha Ditore. Por vetëm dy javë pasi ishte asfaltuar prurjet e mëdha të ujit prej të reshurave që kishin rënë ato ditë e patën dëmtuar rrugën në disa vende.
Që atëherë Komuna e ka lënë ashtu dhe nuk ka intervenuar. Projekti për ndërtimin e asaj rruge ishte hartuar nga një kompani profesionale, me financim të banorëve të fshatit Koshutan, të cilët duke i ditur specifikat, karakteristikat e terrenit dhe rreziqet nga rrëshqitjet e dheut kishin insistuar që të ndërtohen edhe muret mbrojtëse përgjatë rrugës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Pas 10 muajsh intervenohet në rrugën e dëmtuar Drelaj-Koshutan
-
Ura që ndan Drenasin nga fshatrat e që kërcënon qytetarët
-
Shumë kërkesa për kompensim nga vërshimet, Drenasi nis sanimin e infrastrukturës
-
Banorët e fshatit Kuk vetorganizohen për rregullimin e infrastrukturës rrugore të dëmtuar nga vërshimet
-
Rruga transitore në Shtime nxjerr banorët e bizneset në protestë