Arbëri

Pas tërmetit, një kamerier punon i vetëm në një kafiteri në Durrës

Nazif Muçi është duke punuar i vetëm në këtë kafiteri në Durrës.

Pas tërmetit, kolegët e tjerë të punës ikën nga qyteti. Ai tani po i kryen të gjithë punët në lokal.

“Jam duke punuar vetë sepse kolegët e mi, dikush është kthyer në vendbanimin e vet, kuzhinieri ka ikur në Kosovë prej tërmetit. Janë trembur. Unë qëndrova këtu, sepse te shtëpia ime nuk pati dëmtime, veçse u trembëm”, tregoi Muçi.

27-vjeçari tregon se tërmeti ka ndikuar që të kenë më pak klientë në lokal.

“Qyteti i boshatisur, shumë pak njerëz. Edhe këtu te lokali po e shohim që s’kemi njerëz. Kanë ikur njerëzit. Dikush nga frika, dikush i trembet diçkaje që mund të ndodhë mbrapa”, tha ai.

Ai tregon se ishin 6 punëtorë, para se tërmeti të godiste Durrësin.