Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ka reaguar pas publikimit të fotografisë së përdhunimit që deputetja e PDK-së Flora Brovina e bëri publike gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Ata përmes një njoftimit dërguar medieve, ka njoftuar të gjithë aplikuesit dhe të gjithë ata që do të aplikojnë në të ardhmen për këtë status, se bazuar në obligimin e tij ligjor do të garantojë konfidencialitetin e plotë të aplikuesve dhe rasteve të tyre dhe në asnjë rrethanë nuk do t’i bëjë të ditura për opinionin e gjerë të dhënat e ofruara në aplikacion.
Ata ndër të tjera kanë siguruar konfidencialitetin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës, i ka përcjellë zhvillimet e sotme rreth publikimit të disa fotografive që dëshmojnë për rastet e dhunës seksuale gjatë luftës”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, dhuna seksuale është përdorur si mjet i luftës i zbatuar gjatë luftës në Kosovë në mënyrë sistematike nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, plagë e cila vazhdon të rëndojë mbi gjithë shoqërinë tonë.
Njëkohësisht, ata u kanë bërë thirrje institucioneve dhe të gjithë shoqërisë që të trajtojë këtë plagë të luftës me ndjeshmërinë e nevojshme dhe me dinjitet të lartë njerëzor, duke respektuar viktimat dhe familjarët tyre.
-
Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës u bëhet thirrje që të aplikojnë për të drejtën e pensionit
-
Prokuroria Speciale: Fotografia nga Brovina u nxor nga interneti, s’ka të bëjë me dhunë seksuale gjatë luftës
-
Rushiti: Fotoja e publikuar nga Brovina ka dëmtuar viktimat e dhunës seksuale
-
Brovina edhe më 2012 e kishte paraqitur fotografinë e djeshme, u thoshte të pranishmëve se “kjo dëshmi do t’ju lë pa gjumë”
-
Haradinaj: S'di për vërtetësinë e fotografisë që e publikoi Brovina, por dhunime ka pasur