Një paralajmërim për takim me profesorë nga Universiteti i Prishtinës, u ka kushtuar me kërcënime e linçime tre profesorëve serbë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit.
Fotografitë e profesorëve Jelena Lonçar, Stefan Surliq dhe Marko Vekoviq u vunë në hapësirat pranë Universitetit të Beogradit. Krahas fotografive të tyre u vendos emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbishkrimi “tradhtarë”.
Në një njoftim të enjten, Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd ka bërë të ditur se i ka raportuar këto ngjarje në Polici dhe se pret që të ndëshkohen linçuesit “për sulm të rëndë ndaj integritetit profesional të profesorëve”.
Këta profesorë kanë pasur të takohen sot (16 mars) me profesorët nga Prishtina. Megjithatë, të mërkurën Universiteti i Beogradit njoftoi se takimi nuk do të mbahet. Tema e takimit të paraparë ka qenë për “shkëmbimet akademike midis Kosovës dhe Serisë”. Në fillim të marsit, paralajmërimi për këtë takim pati bërë bujë në Serbi pasi në njoftimin fillestar “nuk ishte vënë fusnota tek emri i Kosovës”. Universiteti i Beogradit pati ndërhyrë duke ndryshuar njoftimin fillestar.
Dekani i Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Dashamir Bërxulli, ka thënë se takimi nuk është organizuar nga dekanati i këtij fakulteti dhe se nuk ka informata për të, por ka shtuar se profesorë të caktuar mund të kenë qenë pjesë e ndonjë projekti.
-
Studentët me aksion kërkojnë largimin e profesorit Bejta nga UP-ja
-
Djathtistët serbë protestojnë kundër propozimit evropian
- Evropa e ka “ngrirë” Vuçiqin: po përgatitet fundi i diktatorit
-
Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë
-
Studentë e profesorë serbë në Mitrovicë të Veriut kundër integrimit në sistemin arsimor të Kosovës