Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas nënës, motrave dhe kunatës, Haradinajn e viziton babai

Fiks dy javë pasi kryeministri Ramush Haradinaj u vizitua në zyrën e tij nga nëna, motrat dhe kunata, sot ka pritur babanë e tij.

Hilmi Haradinaj sot e ka vizituar djalin e tij në zyre të kryeministrisë, dy javë pasi bashkëshortja e tij Ruka e shoqëruar me vajzat, Memën dhe Antigonën, si dhe rejën Suzanën vizituan atë në këtë zyrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një postim në Facebook, kryeministri ka thënë se Hilmia, babai i tij, gjithmonë e ka udhëzuar për punë, me ndershmëri dhe virtyte të larta.

“Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin. I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur. Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndërshmëri e virtyte të larta. Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut. Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai. Këto vlera janë të përhershme për mua. Jam shumë krenar që jam djali i tij. Faleminderit babë”, ka shkruar Haradinaj.