Ashtu siç u përcaktua dhe në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke nisur nga ora 13:00 e ditës së sotme ( e shtunë) do të ndryshojë skema e lëvizjes së qytetarëve, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Në urdhrin e ri, përcaktohet dhe fasha e re e orareve, ku në mesditë do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve, por dhe automjeteve, deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.
Të vetmit që do të jenë në rrugë jashtë këtyre fashave të orarit, do jenë ushtria, policia, njësite kritike të shërbimit shtetëror si dhe kompanitë mediatike.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
-
Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda
-
Ministria kufizon qarkullimin e automjeteve të rënda gjatë verës
-
Ndërrimi i orës po afron - Këshillat për t’u përshtatur me orët e zgjatura pa dritë
-
Temperaturat e larta, MSH-ja del me vendim