Në turin e tij aziatik, zëvendëskryeministri e ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes rrjetit social ka bërë të ditur se stacion të parë pati Honkongun dhe se tani po vazhdon drejt Kamboxhias.
Behgjet Pacolli dje ka takuar Governatoren e Hong Kongutm Carrie Lam.
Ndërsa sot, ai përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se është nisur drejt Kamboxhias, ku do të takohet me personalitete të larta qeveritare të këtij vendi.
Ky është postimi i plotë i tij:
"Pasi përmbylla disa takime të rëndësishme në Hongkong, me synim çeljen e rrugëve për bashkëpunim të gjithanshëm me Kinën, tani po shkoj në Kamboxhia. Atje do të takohem me personalitete të larta qeveritare të atij vendi."