Përveç reshjeve të shiut e atyre të dëborës që priten në vendet malore, orët në vijim dhe nesër pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave në gjithë Shqipërinë.
Sipas Meteoalb: Orët vijuese fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrëmja dhe orët e natës shtojnë reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore.
Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës, kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.