Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq duket se është trimëruar shumë pas bisedës që ka pasur sot me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin, transmeton Koha.net.
Ai në tv prva, ka theksuar se rusët do të ndërmarrin masa të caktuara duke iu referuar ngjarjeve të së hënës në Mitrovicë.
“Nëse guxoj të them, dhe shumë herë jam takuar me të, por sot në fjalët e tij kam ndier padyshim shkallën më të lartë të përkrahjes. Ashtu edhe nga reagimet, pasi e njoh mirë“, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se Putinin e ka pyetur “çfarë është këshilla e tij”, transmeton Koha.net.
Vuçiq ka treguar edhe gjoja se si ka marrë fund operacioni i ROSU-s në Mitrovicë që, sipas tij, ka ndodhur kështu: “Iu kam thënë atyre para dy ditëve që deri në orën 19:30 duhet ta braktisin veriun e Kosovës dhe ata në orën 19.20 e kthyen Gjuriqin. Shpresoj se nuk do t’iu bjerë më ndër mend. Por brengosem se si do të sillen me serbët që jetojnë atje”.
Duke vazhduar të flasë për bisedën me Putinin ai tha se, kjo “është diçka që nuk mund ta përshkruani me fjalë, por duhet ta njihni për ta ditur si flet ai”.
Edhe
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
Veç kësaj, Vuçiq ka thënë se Putin “në mënyrën më të fuqishme e ka gjykuar sulmin ndaj Gjuriqit, depërtimin në veri dhe rrahjen e serbëve”.
“Rusët në institucione të ndryshme do të ndërmarrin masa të caktuar rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Vuçiq.
Në pyetjen nëse është i kënaqur me reagimin e Perëndimit, ai ka thënë se “natyrisht që nuk jam”.
“Mendoj se nga Rusia do të kemi përkrahjeje për gjithçka. U mora vesh që të jemi në kontakt të përhershëm dhe kam biseduar me Lukashenkon (kryetar i Bjellorusisë, sqarim i Koha.net)”, ka theksuar Vuçiq.
“Kam pritur që vetëm dikush të më thotë se ne duhet të kërkojmë falje, sikur atëherë kur respektuam Kushtetutën e thamë se Kosova është Serbi dhe e dërguam trenin. Atëherë u hidhëruan shumë në ne dhe gjysmë viti kërkuam falje”, citon radiokim të ketë thënë Vuçiq.
Edhe
Vuçiq bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë
Vuçiq ka folur edhe për disa tekste në mediume se ai ka shqyrtuar dërgimin e ushtrisë në Kosovë pas ngjarjeve në Mitrovicë.
“Nuk shoh gjë kontestuese këtu, kuptohet se këtë e shqyrtoj, por nuk kam marrë vendim. Po ta kisha marrë, kjo është diçka qe nuk mund të fshihet. A e kam shqyrtuar? Natyrisht se po. Sa herë që keni situatë të tillë, duhet shqyrtuar edhe kjo. Megjithatë, kam zgjedhur paqen dhe gjithmonë do të bëj ashtu, nëse nuk ndodh diçka që nuk kemi tjetër zgjidhje“, ka thënë Vuçiq .